Për
programin
“Nuk Kemi Planetë Rezervë”:
Programi “Nuk kemi planetë rezervë” është disajnuar
në bazë të hulumtimeve shumëvjeçare
të problemeve ekologjike në Republikën e
Maqedonisë dhe në rajon, ndikimin e tyre në jetën
e përditshme të njerëzve, veçanërisht
të fëmijëve.
Konkluzionet e tilla,
të lidhura me përvojën e punonjësve
të dalluar arsimor rezultuan me Programin, që është dedikuar
për fëmijët nga mosha 5 deri në 14
vjeçare.
Qasja universale e programit është në pajtueshmëri
me programet arsimore, kurse karakteri i tij
interdisiplinar mundëson që si aktivitet jashtëshkollor
të jetë kompatibil me programet arsimore dhe
të njëjtat t`i plotësojë.  |